Ilir Meta: Brenda grupit parlamentar të LSI do kemi edhe grup të LRI-së

Sot LSI ka 20 deputetë në parlamentin e Shqipërisë. Por Ilir Meta premtoi në Durrës se përveç deputetëve të LSI, të rinjtë e LRI do të kenë edhe një grup parlamentar brenda LSI. E përkthyer në gjuhën praktike do të thotë se LSI synon të marrë mbi 30 deputetë në parlamentin e ardhshëm, sepse një grup parlamentar sipas rregullores së Kuvendit duhen minimumi 7 deputetë. Pra 20 janë sot plus 7 nga LRI, plus edhe shtimin e të faktorit LSI në politikë pra matematika zgjedhore të çon tek shifra diku 27 deri në 30 deputetë. Pra qeveria e ardhshme nuk krijohet pa votën e LSI. Kushdo që të dal partie parë nuk krijon dot qeverinë pa LSI.

Ilir Meta akoma nuk e ka qartësuar se do të dalë  në zgjedhje me PS apo do të krijojë një Pol të ri politik që të marrë vetë qeverinë pas zgjedhjeve 2017.

Ka informacione, por jo zyrtare se LSI-Partia e Blushit-PBDNJ-PAA-PDK-LZHK e 17 parti të tjera do të jenë bashkë në zgjedhjet e vitit 2017.

Swiss Digital Desktop Reklama

du

Swiss Digital Mobile Reklama

Kronika e sotme e LSI

Kryetari i LSI-së,Ilir Meta mori pjesë në një në takim me të rinjtë e qytetit të Durrësit, shpërndahen 300 karta të reja anëtarësimi

Ilir Meta: Shqipëria duhet të ecë përpara me hapin e ëndrrave të të rinjve

Meta: Kandidat për kryetar i LSI-së, jo thjesht për të marrë një mandat të ri, por si mundësinë më të mirë që ta investoj për të ngritur LSI-në në një stad më të lartë

Meta: Në Kuvendin e ardhshëm Shqipërisë do të kemi grupin parlamentar të LRI-së brenda grupit parlamentar të LSI-së

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, mori pjesë në një takim me të rinjtë e qytetit të Durrësit ku u shpërndanë dhe 300 karta të reja anëtarësimi. Të pranishëm ishin edhe kryetari i LSI Durrës, Lefter Koka, N/Kryetarja e LRI-së, Rea Kotani, Kryetari i LRI Durrës, Arbi Shtylla, etj.

Në fjalën e tij, Meta, teksa vlerësoi punën e LRI-së, u shpreh se Shqipëria duhet të ecë përpara me hapin e ëndrrave të të rinjve dhe se për ta bërë këtë duhen përfshirë gjithnjë e më shumë në vendimmarrje të rinjtë.

“Për mua është kënaqësi e veçantë që takohem me përfaqësues të Lëvizjes Rinore për Integrim të qytetit të Durrësit. Ishte kënaqësi të ndiqja edhe ditarin e aktiviteteve tuaja gjatë viteve të fundit dhe në mënyrë të veçantë ju përgëzoj për rritjen, për fuqizimin dhe për ristrukturimin tuaj këtu në Durrës. Besoj se të gjithë jemi dakord se Shqipëria duhet të ecë përpara me hapin e ëndrrave të të rinjve. Dhe që të ecë me këtë hap dhe këtë ritëm, padiskutim këtë mund ta realizojmë vetëm duke i përfshirë të rinjtë gjithnjë e më shumë në mënyrë thelbësore në vendimmarrje. Këtë punë po e bën shumë mirë LRI-ja dhe për realizimin e këtij projekti ju keni mbështetjen time më të plotë”, tha Kryetari i LSI-së.

Duke folur për zgjedhjet e datës 6 nëntor, Ilir Meta tha se synon një mandat të ri në krye të kësaj force politike për të ngritur LSI-në në një stad më cilësor e përfaqësues.

du3

Në 6 nëntor unë do të jem kandidat për kryetar i LSI-së, jo thjesht për të marrë një mandat të ri të Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por e shoh këtë mandat të ri si mundësinë më të mirë që ta investoj për të ngritur LSI-në në një stad më të lartë, më të ri, më cilësor, më përfaqësues, më gjithëpërfshirës dhe për të realizuar një LSI shumë më të re e cila e ndihmon Shqipërinë që të ecë me hapin e ëndrrave të të rinjve”, – tha z. Meta, teksa shtoi: – “Në programin tim për të ardhmen, fuqizimi i LRI-së në të gjithë strukturat vendimmarrëse të Lëvizjes Socialiste për Integrim është prioritet kryesor në mënyrë që në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë të kemi pa asnjë diskutim grupin parlamentar të LRI-së brenda grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim”.

Kryetari i LSI-së theksoi se cilësia e përfaqësimit të Kejdi Mehmetajt dhe Silva Cakës në Kuvendin e Shqipërisë, ka treguar në mënyrën më të mirë aftësinë për të përfaqësuar me dinjitet të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë edhe në institucionin më të rëndësishëm të legjislativit.

du9

“Dhe unë besoj se cilësia e përfaqësimit të Kejdit, të Silvës, ka treguar në mënyrën më të mirë aftësinë tuaj për të përfaqësuar me dinjitet të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë edhe në institucionin më të rëndësishëm të legjislativit. Në mënyrë që të diskutohet në Kuvendin e Shqipërisë gjithnjë e më shumë për problemet e të rinjve, për problemet e punësimit, për rritjen ekonomike të vendit, që duhet të jetë më e lartë. Për përmirësimin e klimës së biznesit, ku duhet bërë shumë më tepër, për nxitjen e investimeve të huaja, për nxitjen e atyre investimeve, të cilat krijojnë vende pune të standardeve më të larta dhe më të mirëpaguara. Për përmirësimin e mëtejshëm të sistemit tonë arsimor, sidomos të formimit profesional, në mënyrë që të rinjtë të kenë mundësi të përgatiten sa më mirë për të fituar vendet e reja të punës të cilat kërkojnë edhe një kualifikim më të lartë”, – theksoi  Ilir Meta.

Gjithashtu, Kryetari i LSI-së shprehu krenarinë që shumë studentë dhe gjimnazistë të mrekullueshëm janë mjaft aktivë dhe mjaft të suksesshëm dhe në LRI dhe në përfshirjen e tyre në politikë.

du5

“Ne jemi krenarë që kemi mjaft studentë të mrekullueshëm, gjimnazistë të mrekullueshëm, të rinj të mrekullueshëm, nxënës me rezultate shumë të larta të cilët janë mjaft aktiv dhe mjaft të suksesshëm dhe në LRI dhe në përfshirjen e tyre në politikë, në Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ne u japim prioritet atyre për arsye sepse ne duam që aftësitë e tyre, dijet e tyre, të ndriçojnë rrugën e të gjithë të rinjve. Dhe këtë gjë mund ta bëjmë duke e rritur pjesëmarrjen e tyre dhe mbi të gjitha duke zhvilluar një ndjenjë akoma më të fuqishme të solidaritetit brenda nesh. Nuk ka fuqi më të madhe se sa solidariteti i të rinjve të bashkuar me njëri-tjetrin, që synojnë një të ardhme të përbashkët, që kanë qëllime të përbashkëta”, – tha Meta

Kryetari i LSI-së Durrës, z. Lefter Koka theksoi se rinia e Durrësit mund ta përmirësojë jetesën e qytetit përshkak të aftësive që ata kanë.  “Unë jam i bindur sot shumë prej jush mund ta bëni qytetin e Durrësit ndryshe nga ky që është sot që lengon, mund ta bënit Këshillit Bashkiak shumë më kualitativ”,- u shpreh  Koka.

du99

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?