Ilir Meta: Çdo shtet ka mafian e tij, por këtu mafia ka shtetin e vet
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për deklaratat e ish-drejtorit të Policisë, Gledis Nano për një media franceze ku fliste për operacionet e dekonspiruara.
Në një reagim në Facebook, Meta shkruan:
Tani është e qartë se cili është objektivi që nuk realizoi Policia e Shtetit, që solli si pasojë shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm. U dekonspiruan vetëm 14, por duhej të dekonspiroheshin të gjithë.
Çdo shtet ka mafien e tij por këtu mafia ka shtetin e vet.
Ndaj një orë e më parë për të shporrur Kryeministrin e Krimit dhe Shpopullimit!