Ilir Meta del në krah të deputeti Blushi për kërcënimin
Politikë E Mërkurë, 21 Prill 2021 17:03
Ndryshe nga kryeministri Rama, kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka reaguar pas kërcënimit të deputetit Ben Blushi nga kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi. Teksa Rama heshti për këtë ngjarje të rëndë dhe qeshte me deklaratat e disa deputetëve të opozitës, Meta u shpreh: “Unë do të thërras deputetin Blushi pas asaj që u bë publike këtu. Nuk kam shqetësim se ajo që thote zoti Blushi nuk qëndron. Nëse doni e ndërpresim edhe seancën”.
KOHA JONË SONDAZH

