Ilir Meta e nis ditën në Lezhë (FOTO)

Kënaqësi ta nisja ditën nga Lezha e mrekullueshme. I lumtur të takoja e njihja nga afër Doktor Pashk Gjonin i cili i ka shërbyer për 30 vite me humanizëm dhe besnikëri komunitetit të tij. Jam i bindur se me vizionin dhe humanizmin e tij, Doktor Pashku do sjellë modelin e duhur të bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirjes si Kryebashkiak i Lezhës në 14 Maj! Partia e Lirisë dhe unë personalisht do e mbështesim fuqimisht Doktor Pashkun, jo vetëm për fitoren e tij të padiskutueshme dhe bindëse, por edhe në projektet e tij në shërbim të komunitetit. Integriteti dhe humanizmi i tij janë garanci e shkëlqyer se Bashkia e Lezhës do jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve.
Mirënjohës gjithmonë Lezhës të 2 Marsit dhe Besëlidhjes!”, shkruan Ilir Meta në një postim në rrjetet sociale, ndërsa ka ndarë edhe një foto nga Lezha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?