Ilir Meta, Edi Rama dhe Ambasadori LU urojnë shqiptarët për Vitin e Ri

 

Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët me rastin e Vitit të Ri.

“Me rastin e festës së Vitit të Ri kam kënaqësinë e madhe të uroj të gjithë shqiptarët, kudo që gjenden, për më shumë mbarësi, më shumë fat dhe më shumë shëndet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qoftë ky vit më i mirë se ai që lamë pas!  Uroj me zemër gjithëkënd, fëmijë e të rritur, gra e burra, të rinj dhe pensionistë, që të gjejnë tek viti 2016 më shumë shpresë dhe gëzim, më shumë realizim dëshirash, punë të ndershme, dinjitet qytetar dhe dritë në jetë!”-shkruan Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Edi Rama poston ne Facebook:

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një kartolinë të veçantë për t'i uruar shqiptarët për vitin e ri. Ai ka postuar një broshurë prej 242 faqesh të cilin e quan "Një album kartolinash për ju për të rilindur Shqipërinë". Ky "album" i Ramës në fakt nuk përmban ndonjë urim për festën e ndërrimit të viteve. Ai i ngjan një programi elektoral, që paraqet arritjet e qeverisë dhe zotime për të përmbushur premtimet e dhëna në fushatën e dy viteve më parë në formatin "ku ishim, ku jemi".

 

Ambasadori Amerikan LU

Ambasadori amerikan Donald Lu ka shpërndarë një urim për të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri. Ne mesazhin e tij Lu shkruan se këtë vit u arritën një sërë nismash kyçe, ndërsa tashmë e rëndësishme është përmbyllja e Reformës në Drejtësi. “Në emër të të gjithëve këtu në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, i uroj Gëzuar Vitin e Ri miqve tanë të shumtë në Shqipëri. Personalisht, do të doja të falënderoja shqiptarët për miqësinë dhe mikpritjen e ngrohtë dhënë mua dhe familjes sime në vitin tonë të parë në këtë vend të bukur. Në askpektin profesional, ky ka qënë një vit sfidues dhe shpërblyes në të njëjtën kohë. Këtë vit, shqiptarët përmbyllën disa nisma kyçe, ndërsa një tjetër nismë jetësore është në proces. Kemi ndjekur debatin e fuqishëm publik që po shfaqet tani mbi reformën në drejtësi. Ne e mirëpresim një debat serioz rreth çështjeve dhe përmbajtjes, dhe shpresojmë që më shumë zëra shqiptarësh t’i shtohen këtij diskutimi të rëndësishëm kombëtar.” -shkruan ambasadori Lu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?