Ilir Meta flet për raportet me Bashën: E kam pritur me muaj të tërë në shtëpi (VIDEO)

Pas konferencës për shtyp ku tregoi për raportin me Lulzim Bashën, Presidenti Ilir Meta tha se ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë vetëm njëherë në shtëpinë e tij, ndërsa Basha bashkë me familjen kanë qenë me muaj të tjerë miq të tij.

”Zoti Berisha ka qenë vetëm njëherë te shtëpia ime. Unë nuk kam dashur të përfshihem dhe as jam marrë me çështjet e brendshme të PD. Jam habitur për “Trekëndëshin e Bermudës”. Thash se mos e kishte për Ilir Metën deputet të PS në Vlorë. Por u habita kur tha e kam ndihmuar shumë si president. Unë nuk dëshiroj të ndërhyj në çështjet e partive, por si president, unë jam gati të jap llogari të jap përpra tyre në çdo kohë”,-tha Meta i ftuar në ”Çim Peka Live”.

SHKARKO APP