Ilir Meta: Gati plani që ul koston e jetesës, fillon më 14 maj
“Të dashur miq. Ishte kënaqësi komunikimi me ju dje në rrjetin social Facebook. Një nga shqetësimet më të mëdha të shprehura prej jush ishte rritja e taksave dhe rritja e çmimeve në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë.
Ne e kemi dëgjuar zërin tuaj. Ne e mbështesim shqetësimin tuaj. Prandaj ne kemi gati planin që ul taksat, që ul koston e jetesës dhe që i jep hov zhvillimit të ekonomisë.
Ulja e taksave vendore dhe ulja e kostove të jetesës nis me votën tuaj për Koalicionin “Bashkë Fitojmë” në 14 Maj“, shkruan kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një postim në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

