Ilir Meta i bashkohet tubimit të opozitës: Do vazhdojmë deri në arritjet objektivave të kësaj proteste

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është bashkuar protestës së opozitës para kryeministrisë. Meta duke folur për mediat theksoi se do të protestojnë deri në arritjen e objektivave, që janë përmbysja e regjimit dhe zgjimi i qytetarëve.

“Do vazhdojmë deri në arritjet objektivave të kësaj proteste. Objektivat janë përmbysja e regjimit dhe zgjimi i njerëzve për të vendosur drejtësinë. Aq më tepër pas aktit të fundit banditesk të dënimit politik të deputetit Ervin Salianji vetëm se denoncoi lidhjet e narkoqeverisë me trafikun e drogës”, tha Ilir Meta.

SHKARKO APP