Ilir Meta: Jepini fund rrjepjes së pamëshirshme! Ulni çmimin e karburanteve

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i bën thirrje qeverisë që të ulë çmimin e karburanteve. Ish-Presidenti ka publikuar në Facebook, një mesazh nga konferenca e mëparshme për shtyp.

Meta u shpreh se çdo vit, nga xhepat e qytetarëve mblidhen 200 mln euro përmes taksës së qarkullimit të vendosur për automjetet.

Grumbullohen nga xhepat e shqiptarëve 200 milion euro në vit nga taksa e qarkullimit por përdoren vetëm 20 milion euro për mirëmbajtje. Ku shkojnë 180 milion euro të tjera? Sigurisht që shkojnë në kostot e fryra të PPP-ve dhe konçensioneve. Ndal kësaj rrjepje të pamëshirshme”, – tha Meta.

SHKARKO APP