Ilir Meta kandidat për Bashkinë e Tiranës? Veliaj: Nuk besoj se ia mban përballë meje!

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar fjalët se Presidenti Ilir Meta, mund të kandidojë për kryetar Bashkie në Tirane. Veliaj thotë se Ilir Meta nuk e ka guximin që të kandidojë përballë tij.

“Nuk besoj se ia mban, por nëse ia mban, do të ishte një betejë shumë e mirëpritur. E mirëpres”, tha Veliaj. Kryebashkiaku theksoi po ashtu edhe se Tirana nuk ka asnjë minutë për të humbur.

“Qyteti duhet të vijojë progresin dhe të mos kthehemi mbrapsht, dhe të mos humbasim ansjë minutë kohë për punët që kemi nisur dhe për të mbaruar shumë prej projekteve që kemi në mes siç janë Piramida, Kopshti Zoologjik, siç janë shkollat dhe një kantier i jashtëzakonshëm që është hapur në Tiranë për të mbyllur rindërtimin”- shtoi Erion Veliaj.

Në fakt Ilir Meta do të kandidojë përballë Erion Veliajt në maj 2023 kur do të jenë zgjedhjet vendore. E gjithë opozita do jetë përbashkuar rreth kandidaturës së Metës. Dhe do të jetë betejë epokale në Tiranë.

 

SHKARKO APP