Ilir Meta: Kandidati i PD në Pogradec ka kërkuar të kandidojë për LSI

 

Ilir Meta ka deklaruar në studion e Tonight Ilva Tare në Ora News se kandidati i PD në Pogradec ka kërkuar që të garojë nën siglën e LSI.

Në këtë paqartësi që opozita është, po përpiqet të sajojë gjëra të paqena siç ishte rasti më i freskët që kandidatit të PD në Pogradec  i paskan cuar një sms kërcënues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë sapo e mora vesh bëra një deklaratë duke kërkuar që të hetohet kjo gjë dhe Basha shkoi në Pogradec dhe thaë që këto gjëra i bën LSI, kur e di shumë mirë ai se kandidati ka shkuar  me PD-në para dy muaj se ka qenë socialdemokrat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përpara se të shkonte aty, ka ardhur edhe tek mua me të gjitha mënyrat, por ne kishim Diana Milen. E përmenda këtë rast për të thënë se fitorja jonë në Pogradec është mbi 80%.

Ne i urojmë suksese kandidatit të PD, unë i kam kërkuar Tahirit që të hetojë.

Ose marrim një rast tjetër. Vëllai i kandidatit të PD në Vaun e Dejës, z. Zef Hila kishte pasur një konflikt me policinë dhe gjoja kjo ishte e nxitur nga mazhoranca.

Ndërkohë që për këtë rast edhe pse prokuroria nuk i verifikoi këto pretendime, u morën masa.

Këto janë gjëra të vogla që nuk kanë lidhje me klimën politike dhe elektorale”, theksoi Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?