Ilir Meta: Koha e Referendumit po vjen përgjithmonë!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se ka ardhur koha e referendumit.

Në një postim në Facebook, Meta shprehet se do të bashkëpunohet me çdo ekspert, faktor, parti, grup interesi dhe qytetar për të garantuar ligjërisht ushtrimin e kësaj të drejte kushtetuese të bllokuar për dy dekada nga oligarkët.

Postimi i Metës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Koha e Referendumit po vjen përgjithmonë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj më 25 Korrik u mor vendimi historik për t’u dhënë shqiptarëve Partinë e Lirisë e cila do të pagëzohet si Partia e Referendumeve shumë shpejt!

Bashkëpunim me çdo ekspert, faktor, parti, grup interesi dhe çdo qytetar për të garantuar ligjërisht ushtrimin e kësaj të drejte kushtetuese të bllokuar nga oligarkia për dy dekada.

Koha kur pakica vendoste pas shpinës të shqiptarëve ka përfunduar përgjithmonë.

Së bashku do t’i japim fund kapjes së shtetit përmes Referendumit dhe shenjtërimit të Kushtetutës dhe të ligjit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?