Ilir Meta kujton eksodin e shqiptarëve 31 vite më parë: Edhe sot vijon dhimbshëm
Ish-Presidenti Ilir Meta, në një postim të bërë në rrjetet sociale ka kujtuar sot eksodin e shqiptarëve në 1991 drejt Italisë në anijen “Vlora”.
Meta shkruan se edhe pas 31 vitesh, 40 për qind e emigrantëve të paligjshëm që kalojnë La Manshin, duke rrezikuar jetën e tyre, janë shqiptarë.
Në vijim postimi i plotë i Metës në Facebook:
Pas 31 viteve nga këto pamje tronditëse dhe emocionuese të 8 gushtit 1991, kur rreth 20 mijë shqiptarë në bordin e anijes “Vlora” nisën udhëtimin drejt lirisë, për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë, eksodi i shqiptarëve vijon dhimbshëm.
Edhe sot, 40 përqind e emigrantëve të paligjshëm që kalojnë La Manshin, duke rrezikuar jetën e tyre, janë shqiptarë.
Që drama e madhe e shpopullimit të marrë fund dhe shqiptarët të ankorojnë shpresën në Atdheun e tyre, duhet ndëshkuar kapja e shtetit, modeli korruptiv dhe kriminal që lë në varfëri shumicën e qytetarëve, për të pasuruar një pakicë.
Europa do ndërtohet në Shqipëri kur sovrani të marrë në dorë fatet e veta!
REFERENDUMI, kryefjala e angazhimit madhor të Partisë së Lirisë.