Ilir Meta kundër buxhetit 2024: 136 mln euro shkojnë për PPP që janë nën hetim

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë në një konferencë për mediat ku ka folur për buxhetin e vitit 2024.

Meta ka shprehur rezerva për buxhetin e vitit të ardhshëm, teksa tha se 136 milionë euro do të shkojnë për PPP e koncesione që janë nën hetim.

Paketa e re fiskale do të ketë efekte negative, dhe tatim të të ardhurave deri ne 23 për qind për profesionet e lira. Ky buxhet ul shpenzimet sociale dhe nuk ka rritje për pagesat e papunësisë apo të pensioneve. Shpenzimet për financimin e PPP-ve do të rriten me 136 mln euro, ndërkohë që shumica e tyre janë në hetim. Dua të nënvizojë rrezikun e rritjes së çmimeve të ushqimeve. Rritja dyshifrorë e frutave dhe perimeve, janë pjesë e shqetësimeve të konsumatorëve”, tha Meta.

SHKARKO APP