Ilir Meta: Kur e majta është e bashkuar gjithmonë fiton bindshëm

I pranishëm në kongresin e PS është dhe aleati kryesor i mazhorancës së majtë, Ilir Meta. Në fjalën e tij kreu i LSI Ilir Meta ka deklaruar se kur e majta është e bashkuar, ajo fiton gjithmoën bindshëm.

Ai ka përdorur edhe ironinë duke thënë se në vendin e tij duhet të ishte Gianni De Biasi.

“Në fakt regjia më perfetke do ishte në vendin tim fjalën ta merte Gianni De Biasi. Pas gjithë këtyre folësve nuk do të ishte e thjeshtë, por edhe për të demonstuar një arritje të rëndësishme të vendit tonë dhe kjo në kuadër të integrimit, që ishte kualifkimi në Evropian dhe që do t’i japë një imazh të ri vendit tonë në botë.

Vendosa ta ndryshoj fjalimin tim pasi dëgjova Giani Pittella, kur tre vejt më parë me nxitjen e tij dhe socialistëve evropianë krijuam alenacën për Shqipërinë Evropiane. Në tre vjet ka arritur dy fitore mjaft bindëse, duke rikonfimruar një të vërtetë të thjeshtë dhe histori se kur e majta është e bashkuar fiton gjithmonë bindshëm. Kjo nuk mjafton se fitorja nuk është qëllim në vetvete. Në tre vejt vendi ka pasur ndryshime të rëndësishme.

 Ka hyrë në rrugën e ringritjes. Sot jemi në momentin më të rëndësishëm, për realizmin e kryereformës, asaj në drejtësi, që është momenti më i rëndësishëm për të garantuar reformat e tjera që po bëhen dhe do të bëhen duke miratuar këtë reformë do të japim një meszh të rëndësishëm për qytetarët tanë dhe partnerët tanë për forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Meta.

SHKARKO APP