Ilir Meta me fëmijët
Ilir Meta vizitoi qendrën ditore për fëmijë “Shtëpia e Ngjyrave” dhe zyrat e Linjës kombëtare të Këshillimit të Fëmijëve “ALO 116”.Gjatë këtij takimi të veçantë Meta u shpreh se: “Shtëpia e Ngjyrave” ka merita se i ka shkëputur fëmijët nga rruga dhe i ka ndërgjegjësuar për të gjetur shpresë dhe shërbime te kjo shtëpi.Ky është një model si duhet të punojmë e të angazhohemi në mënyrë që shtëpi të tilla, që sjellin shpresë dhe integrojnë fëmijët dhe i përgatisin ata për të ardhmen, të ketë edhe të tjera. Në këtë mënyrë ne të arrijmë të tregojmë edhe si shoqëri, por edhe si Parlament, atë shpirt solidariteti më fëmijët për t’i dhënë fund abuzimit me ta, nëpërkëmbjes së drejtave të tyre, gjithashtu do të ndërmarrim edhe nisma të tjera edhe si grup parlamentar për të drejtat e fëmijëve."
KOHA JONË SONDAZH

