Ilir Meta me kreun e opozitës daneze Henrik Sass Larsen

Ilir Meta e ka filluar ditën këtë të enjte me një mik të tij të veçantë. Ja se ç’shkruan Presidenti Meta në Facebook:

Ishte kënaqësi e veçantë të takoja në Tiranë sërish një mik të vjetër dhe shumë të çmuar, Henrik Sass Larsen, kryetar i opozitës parlamentare daneze, një mbështetës i jashtëzakonshëm i Shqipërisë në Danimarkë dhe Evropë prej 26 vjetësh kur drejtonte rininë socialdemokrate daneze.
Me Henrikun dhe dy drejtuesit e tjerë të grupit parlamentar socialdemokrat Dan Jorgensen (ish-ministër i Bujqësisë dhe Peshkimit) dhe Nicolai Wammen (ish-ministër për Europën dhe ish-ministër i Mbrojtjes) biseduam për forcimin e perspektivës europiane të Shqipërisë e Ballkanit por edhe për të rritur bashkëpunimin e gjithanshëm midis dy vendeve tona.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?