Ilir Meta: Mirënjohje Ibrahim Rugovës, burrit me vizion euroatlantik për Kosovën

Ilir Meta, ish-president Republikes dhe kryetar i PL shkruan: “Në ditën e kalimit të Tij në përjetësi nderojmë me mirënjohje dhe respekt kujtimin dhe veprën e paharruar të Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Vizioni euroatlantik i këtij burri të madh shteti për Kosovën e lirë dhe të pavarur, të integruar plotësisht në BE dhe në NATO, për forcimin e paqes dhe bashkëjetesës në rajonin tonë, por edhe modeli i urtësisë dhe largpamësisë që na la trashëgim do të mbeten përherë frymëzim për mbrojtjen e çështjes kombëtare!”- përfundon Meta.

SHKARKO APP