Ilir Meta mori pjesë në çeljen e Panairit të 15-të të Librit në Ulqin

 

Kryetari i Kuvendit,  Ilir Meta mori pjesë në çeljen e Panairit të 15-të të Librit i cili zhvillohet nga data 26 korrik-4 gusht 2015, në shëtitoren e Plazhit të Vogël në qytetin e Ulqinit.

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm ishin edhe Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, znj. Mirela Kumbaro, Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi,  z. Ranko Krivokapiç, Ministri i Kulturës të Malit të Zi, z. Pavle Goranoviç dhe Ministri i Kulturës të Republikës së Kosovës, z. Kujtim Shala si dhe mjaft shkrimtarë, akademikë e politikanë nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova e Maqedonia.

Në fillim të fjalës së tij përshëndetëse, z. Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta falënderoi organizatorët për këtë iniciativë.

“Unë do të doja të falënderoja Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, mikun tim z. Ranko Krivokapiç për pjesëmarrjen e tij në këtë eveniment mjaft të rëndësishëm. Ashtu sikurse do të doja të falënderoja Kryetarin e Komunës, z. Fatmir Gjeka dhe kolegun tim deputetin z. Fatmir Toçin dhe Irenën si Drejtore e Institutit për ftesën e tyre. Do të doja të përshëndesja Ministren tonë të Kulturës, znj. Kumbaro, por dhe ministrat e Kosovës dhe të Malit të Zi dhe të gjithë deputetët dhe autoritetet.  Është hera e parë për mua që marr pjesë në këtë panair tashmë të konsoliduar, të përvitshëm të librit në Ulqin dhe natyrisht që është një eksperiencë e re për mua, por aspak për shumicën tuaj dhe sidomos për qytetarët e Ulqinit”, tha z. Meta.

Kryetari i Kuvendit evidentoi fuqinë e jashtëzakonshme, që sjell kultura e libri për bashkëpunimin dhe tolerancën.

“Ajo që dua të theksoj është se jo shumë kohë më parë, në vitin 1999, 16 vjet më parë, pra një vit përpara se ky panair të startonte, flakët e luftës në Ballkan ende nuk ishin shuar dhe qytetarët e Ulqinit mirëprisnin me mijëra qytetarë të Kosovës të cilët ishin të përzënë në mënyrë të dhunshme nga gjenocidi i një regjimi barbar. Dhe të mos harrojmë se 16 vjet nuk janë shumë për të parë këtë progres të jashtëzakonshëm dhe për të parë këtë fuqi të jashtëzakonshme që sjell kultura, që sjell libri, këtë fuqi komunikimi, njohje, bashkëpunimi, tolerance”, tha z. Meta.

Z. Ilir Meta deklaroi se ofrimi i këtij bashkimi përmes librit është një bashkim mjaft i fuqishëm dhe mjaft domethënës për të ardhmen tonë të përbashkët në Bashkimin Europian.

“Dua të përshëndes iniciatorët e kësaj nisme, të këtij panairi, të këtij festivali, të këtij institucioni tashmë rajonal i cili është një institucion vërtet mjaft domethënës i bashkëpunimit, për përkushtimin e tyre, për përkujdesjen e tyre, për këtë mundësi që na japin, për këtë bashkim që na ofrojnë përmes librit, përmes kulturës, që është një bashkim mjaft i fuqishëm dhe mjaft domethënës për të ardhmen tonë të përbashkët në Bashkimin Europian. Në këtë panair sivjet do të ekspozohen mbi 3500 tituj librash nga më të ndryshmit, me autorë nga Shqipëria, nga Maqedonia, nga Kosova, nga Mali i Zi. Dhe unë besoj shumë tek fuqia e librit, tek fuqia e kulturës dhe jam i bindur se librat më të mirë e bëjnë botën më të mirë dhe i ndihmojnë njerëzit që të bashkojnë vlerat e tyre më të mira”, – theksoi në fjalën e tij, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta.

 

 

 

 

Fjala e plotë e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta:

Edhe unë do të doja të falënderoja Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, mikun tim z. Ranko Krivokapiç për pjesëmarrjen e tij në këtë eveniment mjaft të rëndësishëm. Ashtu sikurse do të doja të falënderoja Kryetarin e Komunës, z. Fatmir Gjeka dhe kolegun tim deputetin z. Fatmir Toçin dhe Irenën si Drejtore e Institutit për ftesën e tyre. Do të doja të përshëndesja Ministren tonë të Kulturës, znj. Kumbaro, por dhe ministrat e Kosovës dhe të Malit të Zi dhe të gjithë deputetët dhe autoritetet.

Është hera e parë për mua që marr pjesë në këtë panair tashmë të konsoliduar, të përvitshëm të librit në Ulqin dhe natyrisht që është një eksperiencë e re për mua, por aspak për shumicën tuaj dhe sidomos për qytetarët e Ulqinit.

Ajo që dua të theksoj është se jo shumë kohë më parë, në vitin 1999, 16 vjet më parë, pra një vit përpara se ky panair të startonte, flakët e luftës në Ballkan ende nuk ishin shuar dhe qytetarët e Ulqinit mirëprisnin me mijëra qytetarë të Kosovës të cilët ishin të përzënë në mënyrë të dhunshme nga gjenocidi i një regjimi barbar.

Dhe të mos harrojmë se 16 vjet nuk janë shumë për të parë këtë progres të jashtëzakonshëm dhe për të parë këtë fuqi të jashtëzakonshme që sjell kultura, që sjell libri, këtë fuqi komunikimi, njohje, bashkëpunimi, tolerance.

Ndaj, unë dua të përshëndes iniciatorët e kësaj nisme, të këtij panairi, të këtij festivali, të këtij institucioni tashmë rajonal i cili është një institucion vërtet mjaft domethënës i bashkëpunimit, për përkushtimin e tyre, për përkujdesjen e tyre, për këtë mundësi që na japin, për këtë bashkim që na ofrojnë përmes librit, përmes kulturës, që është një bashkim mjaft i fuqishëm dhe mjaft domethënës për të ardhmen tonë të përbashkët në Bashkimin Europian.

Në këtë panair sivjet do të ekspozohen mbi 3500 tituj librash nga më të ndryshmit, me autorë nga Shqipëria, nga Maqedonia, nga Kosova, nga Mali i Zi. Dhe unë besoj shumë tek fuqia e librit, tek fuqia e kulturës dhe jam i bindur se librat më të mirë e bëjnë botën më të mirë dhe i ndihmojnë njerëzit që të bashkojnë vlerat e tyre më të mira.

Prandaj, suksese organizatorëve dhe suksese të gjithë qytetarëve të Ulqinit , mikpritësve të vërtet të këtij panairi të përvitshëm.  

SHKARKO APP