Ilir Meta mori pjesë në inaugurimin e resortit turistik “Santa Quaranta” në bregdetin e Sarandës
Ilir Meta: Ky investim të mrekullueshëm i sjell Sarandës dhe gjithë bregdetit tonë një perlë që e kërkonte prej kohësh
Meta: Është një investim i jashtëzakonshëm që ia shton bukuritë Sarandës dhe gjithë bregdetit të Jonit, pasi ofron shërbime të standardeve më të larta për të gjithë turistët vendas dhe turistët e huaj
Meta: Përmes këtij investimi Saranda duket edhe më e bukur seç ishte deri tani, por është edhe një mundësi më e mirë për të qenë më e prekshme, më e dashur për të gjithë pushuesit, për të gjithë turistët
Meta: Kjo është një ngjarje që na fton për të bashkëpunuar të gjithë në mënyrë që t’i marrim maksimumin turizmin tonë, dhe këtë mund ta realizojmë vetëm përmes investimesh të tilla kaq cilësore.
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë në inaugurimin e resortit modern turistik “Santa Quaranta” në bregdetin e Sarandës, një investim që kap vlerën e 3 milion eurove dhe ka një kapacitet prej rreth 100 dhomash.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin Ministri i Zhvillimit Ekonomi, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, z. Arben Ahmetaj, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti, deputetët z. Petrit Vasili, z. Koço Kokëdhima dhe znj. Mira Shehu si edhe kryetarja e Bashkisë së Sarandës, znj. Floriana Koka.
Në fjalë e tij përpara inaugurimit të këtij resorit, z. Meta theksoi se investime të tilla janë në shërbim të turizmit në Sarandë dhe në mbarë Shqipërinë pasi vendosin nj standard të ri në fushën e hoteleri turizmit në të gjithë vendin.
“Në radhë të parë të përshëndes vëllezërit Balilaj për këtë investim të mrekullueshëm duke i sjell Sarandës dhe gjithë bregdetit tonë të mrekullueshëm një perlë që e kërkonte prej kohësh. Sepse ‘Santa Quaranta’ është një investim i jashtëzakonshëm që ia shton bukuritë Sarandës dhe gjithë bregdetit të Jonit, pasi ofron shërbime të standardeve më të larta për të gjithë turistët vendas dhe turistët e huaj. Natyrisht që besoj se përmes këtij investimi Saranda duket edhe më e bukur seç ishte deri tani por është edhe një mundësi më e mirë për të qenë më e prekshme, më e dashur për të gjithë pushuesit, për të gjithë turistët dhe unë do të doja t’ju uroja udhë të mbarë ‘Santa Quarantas’ dhe gjithë atyre që përmes saj do ta prekin Sarandën dhe do dua atë gjithë e më shumë në të ardhmen”,- u shpreh Kryetari i Kuvendit.
Z. Meta e cilësoi këtë ceremoni si një ngjarje e cila duhet të çojë drejt bashkëpunimit në mënyrë që sektori i turizmit në Shqipëri të marrë edhe më shumë zhvillim.
“Shpreh kënaqësinë që kemi Ministrin e Turizmit, z. Ahmetaj, kemi deputetët e zonës, kemi shumë përfaqësues të tjerë të qeverisë, kemi kryetaren e re të Bashkisë dhe e gjitha kjo është një ngjarje që na fton për të bashkëpunuar të gjithë në mënyrë që t’i marrim maksimumin turizmin tonë, dhe këtë mund ta realizojmë vetëm përmes investimesh të tilla kaq cilësore, kaq domethënëse si ky që jemi mbledhur sot për të inauguruar për të festuar, Santa Quarantas”,- u shpreh Kryetari i Kuvendit.
Ndërsa, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, z. Arben Ahmetaj tha në fjalën e tillë se kapacitetit që ofron resorti turistik është një standard në hotelerinë shqiptare.
“Dhe unë përfitoj nga rasti t’i uroj vëllezërve Balilaj suksese në këtë industri të re. Investimi është shumë serioz, është nga më seriozët sot në Shqipëri dhe besoj se është dhe një kthesë për turizmin shortar, për cilësinë për standardet dhje për atë që duhet të bëjmë për vitet që vijnë. Është një investim rreth 3 milion euro, me 100 dhoma, pra një standard i ri për hotelerinë bregdetare shqiptare dhe me 100 të punësuar. Unë jam edhe akoma më i gëzuar se filozofia e mazhorancës e qeverisë, në mbështetje të kësaj industrie është duke funksionuar, duke u materializuar në këtë investim i cili për mua është shembull dhe pionier për zonën”,- u shpreh ministri Ahmetaj.
Ndërsa, Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, znj. Floriana Koka pohoi se ndërtimi një resorti të tillë në Sarandë është një vlerë e shtuar për qytetin, por edhe për të gjithë Shqipërinë.