Ilir Meta: Inceneratori i Tiranës vazhdon merr miliona euro nga qeveria Rama

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur sërish sot për inceneratorin e Tiranës, për të cilin tha se vetëm ditën e djeshme u morën 800 mijë euro për këtë incenerator.

“Inceneratori i Tiranës vazhdon merr miliona euro nga Edi Rama dhe Erion Veliaj. Dje mori edhe 800 mijë euro të tjera. Inceneratori i Tiranës dëshmia pse Shqipëria thellohet në gropën e korrupsionit.

Shqipëria për fat të keq, vazhdon rrëshqitjen e rrezikshme drejt paligjshmërisë dhe kapjes së shtetit.

Parlamenti është kapur për fyti nga Kryeministri me qëllimin e vetëm bllokimin e llogaridhënies dhe shndërrimin e Parlamentit në një zyrë të qeverisë, i cili miraton ligje me porosi.

Bllokimi i të gjitha komisioneve hetimore, për koncesionet, për rrëmbimin e të dhënave të TIMS, çështjen McGonigal, etj., është dëshmi e pakundërshtueshme e qëllimit të qeverisë për të mos dhënë llogari në Parlament.

Përjashtimi në vazhdimësi i deputetëve të opozitës, dhe së fundmi i 23 deputetëve të saj është një mjet agresioni i hapur ndaj opozitës që të ajo të asgjësohet në funksionin e saj dhe të vërtetat e mëdha të korrupsionit të qeverisë të mos njihen nga shqiptarët.

Dhunimi i shfrenuar i funksionimit të Parlamentit ka arritur deri aty, sa ti imponojnë opozitës edhe anëtarët e komisioneve parlamentare. Siç është rasti i Komisionit të Reformës zgjedhore, me qëllimin e vetëm, për të bërë një pseudo reformë që legjitimion manipulimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve.

Edhe kur opozita propozon nisma ligjore për qytetarët, ato shqyrtohen me shumë vonesë. Bllokimi i projektligjeve të opozitës, të cilat janë vetëm në interes të qytetarëve, është një mjet tjetër presioni ndaj opozitës në Parlament.

Dje, në mënyrë flagrante vetëm pas 20 muajsh u diskutua dhe NUK u pranua nga mazhoranca propozimi i Partisë së Lirisë për uljen e çmimit të karburanteve.

Ndërkohë mbeten pa u shqyrtuar dhe dhjetëra ligje të tjera që Partia e Lirisë dhe opozita në tërësi kanë propozuar në Parlament”, tha Meta në një dalje për mediat.

SHKARKO APP