Ilir Meta ndan fjalimin e Ronald Regan: Është koha për udhëheqjen dhe qeverisjen e popullit
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shpërndarë fjalimin e ish-presidentit amerikan Ronald Regan që tregon sipas tij edhe rrugëzgjidhjen për situatën në të cilën ndodhet sot vendi jonë.
Në vijim postimi i plotë i Metës në Facebook:
“We the People”, fjalimi i jashtëzakonshëm i Presidentit Ronald Regan tregon shumë qartë rrugëzgjidhjen edhe për situatën e rëndë në të cilën ndodhet sot vendi ynë.
Është koha për udhëheqjen, vendimmarrjen dhe qeverisjen e popullit dhe kjo do të ndodhë vetëm nëpërmjet ushtrimit të së drejtës kushtetuese për Referendum.
Është populli ai që i tregon i Qeverisë çfarë duhet të bëjë dhe çfarë i lejohet të bëjë dhe se asnjë Qeveri arrogante, e korruptuar dhe e papërgjegjshme nuk mund t’i shpëtojë llogaridhënies.