Ilir Meta në 46 vjetorin e lindjes. Festë pa zhurmë

 

Ndryshe nga viti i shkuar, ku edhe u përfol në media për një superditëlindje të kushtueshme të kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, sivjet Ilir Meta ka preferuar të festojë vetëm me të rinjtë e LRI’së.

Ai ka zgjedhur një festë modeste për 46 vjetorin e tij duke pritur një grup të rinjsh të partisë që ai drejton, të cilët i kanë sjellë atij si dhuratë vetëm një tortë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo që bie në sy është fakti se kryetari i Kuvendit, ka qenë i ngarkuar me punë, ndaj edhe ka preferuar që pritjen ta mbajë në zyrën e institucionit që drejton, jo në atë të partisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Por kjo nuk do të thotë që ditëlindja e tij mbaron me kaq, ndoshta bashkëshortja ka planifikuar ndonjë festë surprizë, se çdo të ndodhë, le të presim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?