Ilir Meta në Malin e Tomorrit: Lutje të pranuara, shëndet dhe mbarësi! Abaz Aliu ju ndihmoftë ju dhe familjet tuaja
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet në Malin e Tomorrit, ku është parë pranë Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj dhe të mijëra pelegrinëve që janë në këtë zonë për festën e tyre. Meta uron për lutje të pranuara, shëndet të mirë dhe mbarësi. ”Nga Mali i Shenjtë i Tomorrit, kënaqësi të ndaja bashkë me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj dhe mijëra pelegrinë, urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët dhe popullin shqiptar: Gëzuar Festën e Shenjtë të Abaz Aliut. Lutje të pranuara, shëndet të mirë dhe mbarësi! Abaz Aliu ju ndihmoftë ju dhe familjet tuaja”,-shkruan Meta.