Ilir Meta në “Panairin e Librit”, pyetet nëse është pro protestës së 6 dhjetorit

Në ditën e fundit të Panairit të Librit, i pranishëm këtë të dielë ka qenë edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili është ndaluar në disa stenda shtëpish botuese, duke treguar interes për librat e rinj dhe të veçantë që janë sjellë këtë vit. Meta ka qenë i shoqëruar edhe nga eksponentë të rëndësishëm të Partisë së Lirisë.

I pyetur nga gazetarët nëse është dakord që protesta e radhës e opozitës të mbahet më 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë do të mbahet Samiti i BE-Ballkani Perëndimor, Ilir Meta tha se sot ndodhet në Panarit vetëm për të folur për librat.

“Sot jemi tek libri, jemi tek heronjtë e shoqërisë sonë, sepse dua t’i përshëndes të gjithë, duhet më shumë mbështetje në mënyre që jo vetëm libri të ketë më shumë mundësi të prekur nga sa më shumë lexues, por përmes librit të formojmë qytetarë të denjë për vendin”, u shpreh Meta.

SHKARKO APP