Ilir Meta në Prishtinë me mjergull e takime
Prishtina sonte ka shumë mjergull. Shikimi është i vështirë. Ndërkohë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në orët e vona të mbrëmjes ka zhvilluar një takim me homologun e tij nga Shqipëria, Ilir Meta shkruan Express. Takimi është mbajtur në njërin prej restoranteve në periferi të kryeqytetit, ndërsa sipas burimeve jozyrtare, Meta ka ardhur në Kosovë për të ndërmjetësuar në mes të opozitës dhe koalicionit për dalje nga kriza parlamentare.
Kryeparlamentari shqiptar ishte i shoqëruar edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, i cili po ashtu nuk deshi të flasë rreth këtij takimi.Ndryshe, ditë më parë Meta ishte edhe në Gllogjan, në kullën e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Mjegull nga natyra , por dhe shumë mjergull në politikën e Kosovës prej shumë ditësh.
Të shikojmë cila mjergull do të largohet me shpejt pas vizitës së Ilir Metës, ku duket se nuk ka shkuar për të darkuar gjellët e Prishtinës.
KOHA JONË SONDAZH

