Ilir Meta: Njerëzit më kërkojnë të shpërndaj parlamentin

Pesidenti Ilir Meta ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po sfidon Brukselin, rivoton Kodin Zgjedhor edhe pa pritur Komisionin e Venecias.

I ftuar në “Zonë e lirë”, Meta u pyet se ku e gjen Rama fuqinë që i kryen këto veprime në këtë mënyrë dhe Presidenti shtoi se ka frikë të dalë në rrugë, pasi të gjithë njerëzit i kërkojnë që të shpërndajë parlamentin. Meta tha se këtë shtet e ka kapur Edi Rama dhe disa ndërkombëtarë, që i quajti palaço.

Pjesë nga biseda:

Swiss Digital Desktop Reklama

Arian Çani: Rama sfidon Brukselin, s’pret Venecian, rivoton Kodin/ Ku e gjen këtë super fuqi?

Swiss Digital Mobile Reklama

Ilir Meta: Presidenti ua ka thënë me kohë, shteti është kapur, institucionet kanë rënë. Çdo gjë në kohën e duhur. Kjo është beteja e parë që fillon rivendosja e rendit kushtetues në Shqipëri. Këtë krizë e ka krijuar Edi Rama, disa ndërkombëtarë palaço që morën anët e tij. Kjo është e vetmja gjë që më thonë njerëzit, shpërndaje parlamentin. Jam lideri i Shqipërisë sot, më intereson e ardhmja e Shqipërisë.

Arjan Çuri: Nëse njerëzit nuk do reagojnë masivisht, çështja është problematike përtej 25 prillit. Ky Kod e bën luftën elektorale të pabarabartë

Ilir Meta: Dilni e pyesni 50 shqiptarë, a janë të kënaqur apo jo dhe do ta shikoni përgjigjen. Kjo e vërtetë e tmerrshme e detyron zotërinë të bëjë këtë përmbysje të marrëveshjes, ta çojë Shqipërinë në një drejtim të paditur kundër Europës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?