Ilir Meta: “Nuk ka qenë imagjinar e gjithë kapja e sistemit të drejtësisë”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, publikoi pjesë nga konferenca e tij për shtyp, ku deklaroi se kapja e drejtësisë nuk ka qenë imagjinatë.

“Jemi në një situatë tërësisht reale dhe aspak imagjinare, por të paralajmëruar prej kohësh nga ish-Presidenti i Republikës në atë të kapjes totale të shtetit dhe të zerimit të pavarësisë të çdo institucioni të pavarur.

Nuk ka qenë imagjinar betimi tek noterja tek Lana i një kandidateje për anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Nuk ka qenë imagjinar zgjedhja me 69 vota nën flakët e tymueseve të opozitës të Prokurorit të Përgjithshëm nga 84 vota që kishte Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka qenë imagjinar e gjithë kapja e sistemit të drejtësisë-” tha Meta.

SHKARKO APP