Ilir Meta paralajmëron sërish: Në shtator rikthehemi me energji të reja
Politikë E Shtunë, 27 Gusht 2022 11:26
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një postim të bërë në Facebook, ka paralajmëruar edhe një herë se në shtator do të rikthehen me energji të reja për të rrëzuar qeverinë.
Në krah të të rinjve të kampit të Jalës, Meta thotë se rinia është gati të ndryshimin e madh që po afron!
“Përshëndetemi sot në Jalë dhe ritakohemi në shtator me energji të reja. Rinia është gati të udhëheqë ndryshimin e madh që po afron!”, shkruan Meta.