Ilir Meta: Partia e Lirisë e hapur për të bashkëpunuar me çdo faktor opozitar

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një komunikim për media tha se aksioni opozitar është në interes të kombit dhe jo atij partiak.

Meta deklaroi se nuk mbyll asnjë derë bashkëpunimi për opozitën por shtoi se shqiptarët e kanë të qartë se kush ka ndjekur axhendën e Edi Ramës duke luajtur me gjakun e demokratëve.

Çdo datë gëzon mbështetjen tonë të plotë. Sot nuk kemi asnjë këshilltar të opozitës në ndonjë pushtet vendor të ligjshëm. Unë kam qenë vetë president. Është detyra e tij të thërrasë dhe dëgjojë brenda hapësirave të tij. Unë i thashë presidentit të zbardhet dekreti një orë më parë që të gjithë ta dinë datën e zgjedhjeve. Dhe së dyti mbështes çdo vendim të tij.

Unë nuk mbyll asnjë derë se nuk është detyra ime as të mbyll dhe as të hap. Kam që në dy mars që jam në shesh përballë këtij regjimi. Si president kam qenë i vetëm me përkrahjen e popullit dhe njerëzve të ndershëm. Kam një forcë politike, që pavarësisht nga traumat që ka kaluar, ka një dinamikë që do të jetë spektakolare. Të gjithë mund ta gjykojnë ku qëndron njëri dhe tjetri në raport me opozitën. Ndjekin axhendën e Edi Ramës për të dobësuar opozitën.

Tani shqiptarët do orientohen shumë më lehtë. Për çdo bashkëpunim me Edi Ramën kur njerëzit janë rrahur nga policia re Edi Ramës, ajo është tradhti. Të luash me gjakun e njerëzve që kanë qenë në opozitë me Edi Ramën. Qytetarët këto i lexojnë shumë lehtë. Kam komunikim. Nuk kam ndërprerë komunikimin me askënd. Jam me të gjithë ata që duan të bëjnë opozitë të vërtetë. 8 vite janë shumë”, deklaroi Meta.

SHKARKO APP