Ilir Meta për RTSH: Nuk kam besim te SPAK-u

Ilir Meta thotë për RTSH  se nuk ka besim te SPAK.

“Nuk kam shprehur asnjëherë besim tek SPAK, pavarësisht se i kemi dhënë besim SPAK-ut që të provojë veten. Si president i kam çuar disa denoncime SPAK-ut, përfshirë dhe falsifikimin e firmës së Kryetarit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit dhe nuk është ndërmarrë asnjë masë apo nuk ka konkluzion për këtë çështje. Këto janë çështje të rënda.

Kur arrihet të falsifikohet firma e Kryetarit të Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese nga Parlamenti i Shqipërisë kundër Presidentit, çfarë mund të ndodhë me qytetarin. Ishte pastaj çështja e mos hetimit të zgjedhjeve me dosjen e Dibrës, që solli si pasojë edhe atë që ndodhi në Elbasan në zgjedhjet 2021. Për të mos folur pastaj për patronazhistët, që, në vend të hetonin Edi Ramën dhe vartësit e tij që përdornin të dhënat personale për qëllime shantazhi, hetuan dy gazetarë” – tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur nëse ka besim tek zgjedhja e Dumanit për shkak të investimit të ambasadës amerikane, Meta dha këtë përgjigje.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk e shikoj çështjen e reformës, as çështje emri, as çështje diplomatësh. E shikoj si çështje kushtetute. Si çështje integriteti dhe si çështje rezultati, mbi të gjitha. Gjithë kjo zhurmë që bëhet se po zgjidhet kreu i SPAK-ut, që ka një rol procedural, më duket sikur kërkon të krijojë iluzione përsëri, si njëherë e një kohë, që “prisni se sa të ikë ky Prokuror i Përgjithshëm, do të bëhet nami”, “prisni sa të krijohet SPAK, se do të bëhet nami”, “po prisni se sa të ndërrohet ky, do të bëhet nami”, kur ne e shikojmë që namin në këtë vend e bën vetëm Edi Rama, që po kalon nga megavjedhje në supermegavjedhje dhe nuk po shohim asnjë rezultat serioz” – tha Meta

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?