Ilir Meta pritet nga homologia italiane Laura Boldrini.
Në kuadrin e vizitës së tij 3-ditore në Itali, kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka takuar homologen e tij, Laura Boldrini.
Pasi dy zyrtarët vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve, kryeparlamentari Meta ka kërkuar miratimin e ligjit për heqien e taksave të mjeteve të transportit për biznesin.
“Të forcojmë dhe konkretizojmë partneritetin strategjik dhe bashkëpunimin mes dy parlamenteve tona, po ashtu të forcojmë bashkëpunimin ekonomik dhe të rritet prezenca e biznesit italian në sektorët energjitikë”, është shprehur Ilir Meta.
Nga ana e saj, Boldrini tha se Italia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Po ashtu, Meta kërkoi shtimin e fondeve për gjuhën shqipe për arbëreshët, duke theksuar se komuniteti shqiptar në Itali është i integruar dhe kontribuues për të dy vendet.
Ndërkaq, kryeparlamentarja Boldrini e pranoi ftesën e Metës për të vizituar Shqipërinë.
KOHA JONË SONDAZH

