Ilir Meta priti Drejtoren për Ballkanin Perëndimor të Shërbimit të Jashtëm Evropian

Kryetari i Kuvendit  Ilir Meta priti Drejtoren për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Jashtëm Evropian (EEAS) Znj. Angelina Eichhorst me të cilën biseduan rreth zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri. Znj. Eichhorst shoqërohej prej Ambasadores së Bashkimit Evropian në Tiranë znj. Romana Vlahutin.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shprehu mirënjohjen për vëmendjen e vazhdueshme të Shërbimit të Jashtëm Evropian dhe për bashkëpunimin e ngushtë që institucionet shqiptare, veçanërisht Kuvendi gëzojnë me strukturat e Bashkimit Evropian.

Duke u përqendruar në reformën kyçe të sistemit të drejtësisë, Meta vuri në dukje se shqiptarët kanë nevojë për një reformë që do të prodhojë rezultate të prekshme në terren në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe për një sistem të drejtësisë të qëndrueshëm e afatgjatë.  Në këtë drejtim  Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtorja për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Jashtëm Evropian (EEAS) Znj. Angelina Eichhorst shprehu mirënjohjen për përpjekjet që po bëhen në kuadër të avancimit me prioritetet e BE-së dhe theksoi se realizimi i suksesshëm i reformës në drejtësi është një gur i rëndësishëm për hapjen e negociatave për anëtarësim mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetari i Kuvendit Meta vuri në dukje në përfundim se progresi i Shqipërisë në procesin e integrimit të saj evropian, është një kontribut edhe për rajonin e Ballkanit dhe për zhvillimin e tij të qëndrueshëm ekonomik e demokratik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?