Ilir Meta priti sekretarin gjerman të Mbrojtjes Brauksiepe

Ilir Meta priti sot Sekretarin Parlamentar të Shtetit pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, Dr. Ralf Brauksiepe me të cilin biseduan mbi bashkëpunimin në kuadër të NATOs dhe mbi sfidat e sigurisë në rajonin e Evropës Juglindore.

Kryetari i Kuvendit Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe ndaj avancimit të procesit të integrimit evropian të vendit, si një kontribut tepër i vyer në drejtim të sigurisë rajonale dhe zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.

gjerm2

Swiss Digital Desktop Reklama
  1. Meta vuri në dukje gjithashtu se përkushtimi i Gjermanisë ndaj vlerave humanitare evropianiste duke përballuar krizën e paprecedentë të refugjatëve, kontribuon jo vetëm në rritjen e parametrave të sigurisë në rajonin e Bgjerm3allkanit, por edhe për të gjithë kontinentin evropian.

Sekretari Parlamentar i Shtetit pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanise Dr. Ralf Brauksiepe pasi vlerësoi rolin konstruktiv dhe mbështetës të Shqipërisë ndaj të gjithë fqinjëve të saj, theksoi se është detyra e çdo vendi anëtar të NATO-s të punojë edhe më shumë në shërbim të rritjes së rolit dhe efikasitetit të Aleancës, veçanërisht në këto momente sfidash globale të terrorizmit dhe sigurisë në rajone të ndryshme të kontinentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë kuadër u vlerësua vendimi i Aleancës për të ftuar Malin e Zi në gjirin e saj, si një vlerë e shtuar për përforcimin e parametrave të sigurisë përgjatë bregdetit të Adriatikut dhe si një sinjal i qartë për të ardhmen euro-atlantike të rajonit.

 

Dr. Brauksiepe vlerësoi më tej progresin e bërë nga Shqipëria gjatë viteve të fundit dhe shprehu mbështetjen e Gjermanisë për avancimin me axhendën e reformave kyçe në kuadër të integrimit evropian, proces që i shërben forcimit të institucioneve demokratike në vend.

Në përfundim, duke biseduar mbi intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh, Meta dhe Brauksiepe vlerësuan mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të NATO-s që do të mbahet në Tiranë gjatë muajit maj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?