Ilir Meta: Protestat do rivendosin ligjshmërinë, të ndahemi nga hajdutëria e Ramës
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mban të njëjtin qëndrim si Sali Berisha, pasi thotë se vetëm protestat qytetare do të mund të rivendosin rendin Kushtetues dhe ligjshmërinë, për t’u ndarë me dekadën e hajdutërisë së kryeministrit Edi Rama. Ish-presidenti shprehet përmes një postimi në facebook, se shkelësit e ligjit duhet të vihen para përgjegjësisë.
Postimi i plotë
Në një shtet të kapur tërësisht nga mafia kush do t’i vendosë përpara përgjegjësisë shkelësit e ligjit, të sigurisë kombëtare dhe të transferimit të të dhënave të qytetarëve te patronazhistët për qëllime shantazhi dhe presioni? Vetëm protestat qytetare do të rivendosin rendin kushtetues dhe ligjshmërinë për t’u ndarë me dekadën e hajdutërisë dhe keqqeverisjes të Edvin K. Ramës.