Ilir Meta: Qeveria Rama është e rrëzuar, pse akoma nuk e dini?! Fara e keqe e Rilindjes do shporret!
Presidenti Meta nga Kopliku u pyet nga gazetarët në lidhje me akuzat e kryeministrit Rama.
Ilir Meta tha se “kjo qeveri ka rënë me kohë, ajo është e rrëzuar”. Më tej Presidenti theksoi se nëse kryeministri Rama nuk ndryshon qëndrim në lidhje me 5 qershorin, atëhere unë si President do të dalë në popull në të gjithë vendin.
I pyetur nga gazetarët nëse mbetet i gatshëm të përballet me kryeministrin Rama, ai tha se kur të dojë e si të dojë dhe le të vijë me kë të dojë në debat në televizionin që të zgjedhë.
” Kam unë një pyetje: Pse janë kundër 5 qershorit? Psë janë për bllokimin e çeljes së negociatave? A ka ndryshuar gjë programi i PS? Pse vënë në diskutim sovranitetin e Kosovës? Me deklarata të komanduara të tij, se do kemi në pak vite një president të përbashkët, që do të thotë s’ka nëvojë të kemi më Kosovë të pavarur. Pse hodhën në gjyq kryeministrin e Kosovës? Kush ua kërkoi? Dhe pasi e hodhën në gjyq, pse tërhiqen nga gjyqi? Është e qartë se aty do provoheshin përpjekjet për ndarjen e Kosovës”-tha Meta.
Më tej ai shtoi se “Presidenti ka qënë është e do të jetë i popullit, interesit kombëtar, i kushtetutës. Thonë se po e dëmton shqipërinë jashtë, kam një pyetje për ju ? Kush i ka çuar cështjet në Venecia? Presidenti apo pseudomaxhoranca?! Menduan se do blejnë edhe një opinion gjysmak, edhe për të rrëmbyer të vetmin institucion të popullit shqiptar”- theksoi Presidenti.
Meta duke folur për gazetarët tha se “Dje ishte Asambleja e LSI, se vetëm për LSI u fol. Kryeministri dhe kreu i PS, ka deklaruar se takon skutave njerëz me rekorde kriminale që ndiqen nga OFL dhe u kërkon angazhime për vota. Tani unë i bëra letër Asamblesë, jo zotërisë, ai ti japë llogari asamblesë, dhe ti thotë shqiptarëve: Kë ka takuar Presidenti skutave, ku e ka takuar vendin dhe ditën. Ndaj Qeveria është rrëzuar prej kohësh, po ju ose nuk e shikoni ose nuk doni”- sqaroi Presidenti.
Në fund Presidenti Meta bëri thirrjen që të shporrim këtë farë të keqe të Rilindjes e cila shkatërroi jo vetëm PS-në dhe socialistët e ndershëm, por edhe krejt Shqipërinë.
KOHA JONË SONDAZH

