Ilir Meta sot përballë Gjykatës Kushtetuese. Shqyrtohet shkarkimi i tij si President
Politikë E Martë, 1 Shkurt 2022 08:30
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sot kërkesën e maxhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Seanca publike është parashikuar që të nisë në orën 10:00.
Pas miratimit të raportit të ngritur nga komisioni hetimor, ku thuhej se presidenti kishte shkelur rëndë Kushtetutën, më 1 korrik të vitit të kaluar, Kuvendi i Shqipërisë depozitoi kërkesën.