Ilir Meta takohet me ish-Presidentin e Turqisë: Mik i shkëlqyer i shqiptarëve, do të vijë në Tiranë
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar në Kajro me ish-Presidentin e Turqisë, Abdullah Gül.
Meta thotë se Gul mbetet gjithmonë një mik i shkëlqyer i Shqipërisë. Përmes një postimi në Facebook, Meta thekson edhe se me Gul do të takohet shumë shpejt edhe në Tiranë.
“Kënaqësi të takohesha në Kajro me ish-Presidentin e z. Abdullah Gül. Nesër do takohemi sërish në Stamboll në Samitin Ekonomik të Euroazisë dhe së afërmi në Tiranë.
Ai mbetet gjithmonë një mik i shkëlqyer i Shqipërisë dhe kontribues i palodhur për forcimin e marrëdhënieve”, shkruan Meta.