Ilir Meta te lopët
Ilir Meta shkruan sot në postimin e tij: “Nga viti 2017 kur “Rilindja” mori e vetme timonin e drejtimit të vendit, numri i lopëve, sipas EUROSTAT, u përgjysmua nga 490 mijë krerë në 263 mijë.
Partia e Lirisë ka një program konkret për të mbështetur me pagesa direkte fermerët për të nxitur 4-fishimin e lopëve në një kohë rekord.
Financimi i fermave blegtorale do të jetë me 200 Euro për krerë lope dhe pragu i përfitimit do të ulet në 3 krerë nga 10 që është aktualisht.
TVSH për ushqimin e bagëtive do të jetë ZERO.
Do të japim pagesë direkte 5 Euro për çdo kafshë të lindur apo të therur, si dhe për çdo litër qumësht në masën 0.1 Euro/litër.
Në këtë mënyrë i japim fund shpopullimit, garantojmë mirëqenien e fermerëve dhe një Shqipëri fuqi eksportuese!”.