Ilir Meta thirrje qytetarëve: Mos blini apartamente në projektin e Portit të Durrësit. Skemë e pastër piramidale!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos mashtrohen nga projekti i Portit të Durrësit. Meta thotë se ai është një projekt korruptiv, skemë e pastër piramidale që synon të grabisë paratë e shqiptarëve.

Deklarata e plotë e Ilir Metës

MOS BLINI APARTAMENTE NË PROJEKTIN E PORTIT TË DURRËSIT!

MOS BINI PRE E MASHTRIMEVE TË KËSAJ SKEME TË PASTËR PIRAMIDALE!

I ftoj të gjithë qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve dhe të mos shpenzojnë asnjë qindarkë për blerjen e apartamenteve në Projektin e Portit të Durrësit, që nuk është gjë tjetër veçse një skemë e pastër piramidale për vjedhjen e parave tuaja.

Në mungesë të plotë transparence, për këtë të ashtuquajtur Projekt, nuk është publikuar asnjë memorandum, kontratë apo informacion se si do të bëhet ndarja e të ardhurave.

Është vetëm një aferë e pastër korruptive, që synon t’ju grabisë paratë dhe asgjë më shumë!

U bëj thirrje organeve të Drejtësisë të reagojnë menjëherë dhe të ndërhyjnë për të penguar nënshkrimin e çdo kontrate paraprake shit-blerje, në kundërshtim të ligjit dhe në dëm të qytetarëve.

SHKARKO APP