Ilir Meta: Uniteti politik do na sjellë imunitet përballë COVID-19

Në një intervistë ekskluzive për ‘Ilva Now’, Presidenti i Republikës, Ilir Meta foli lidhur me atë çfarë u diskutua në Këshillin e Sigurisë Kombëtare sa i përket situatës së krijuar në vend nga COVID-19.

Kreu i shtetit u shpreh besimplotë se kjo situatë e pazakontë është tërësisht e menaxhushme nëse secili do të bëjë detyrën e tij, për të ruajtur shëndetin e tij, të familjarëve dhe fqinjëve.

“Kjo mbledhje synonte realizimin e një vlerësimi për situatën dhe për përmirësimin e mekanizmit reagues, me qëllim minimizimin e pasojave për qytetarët dhe të gjitha efektet në ekonominë kombëtare, familjare dhe të drejtat e çdo qytetari. Kjo ishte arsyeja pse ishte i ftuar edhe kreu i PD, Lulzim Basha për të shfaqur edhe ai pikpamjet e tij dhe të opozitës për të dhënë sugjerimet dhe për të bashkërenduar punën”, tha kreu i shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Z. Meta u shpreh i bindur se uniteti politik në këtë moment do të ishte imuniteti më i mirë për të shpëtuar nga ky virus dhe rreziku që përbën për çdo qytetar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në këtë drejtim uniteti, që për mua ekziston, vetëm duhet përforcuar, të gjithë bëjnë përpjekjet e tyre, që nga qeveria që ka përgjegjësitë më të mëdha, përfshirë Bankën e Shqipërisë dhe padyshm edhe opozita, që është e përfshirë me idetë, qoftë dhe kritikat. Qëllimi është për të inkurajuar energji pozitive dhe për të dhënë mesazhe bashkëpunimi dhe optimizmi tek qytetarët.

Duke i ndërgjegjësuar të gjithë shqiptarët se secili prej tyre e ka për detyrë të japë kontributin e vet në këtë betejë, të dëgjojnë dhe të zbatojnë mesazhet dhe këshillat e autoriteteve. Jo vetëm të mos dalin në rrugë, por edhe brenda familjes, pasi bëhet fjalë për të mbrojtur shëndetin e tij dhe familjes dhe ekonominë tonë kombëtare dhe familjare”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?