Ilir Meta uron Kadri Veseli për zgjedhjen në detyrën e Kryetarit të PDK-së

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta përshëndet zgjedhjen e Kadri Veseli në detyrën e Kryetarit të PDK-së dhe shpreh bindjen se nën drejtimin e tij, PDK do të forcojë rolin e saj si një faktor i rëndësishëm i zhvillimit dhe stabilitetit të Kosovës.

  1. Meta shpreh bindjen se nën drejtimin e  Kadri Veseli PDK do të thellojë kontributin e saj për përballimin me sukses të sfidave me të cilat Kosova përballet, për forcimin e institucioneve, rritjes së mirëqenies së qytetarëve të Kosovës dhe avancimin e axhendës së integrimit të saj evropian.
  2. Meta shpreh gjithashtu mbështetjen e tij për forcimin e dialogut politik mes palëve në Kosovë dhe shpreh bindjen se nën drejtimin e Kadri Veseli, PDK do të luajë një rol aktiv në këtë drejtim për përmbushjen me sukses të aspiratave të popullit të Kosovës dhe gjithë qytetarëve të saj.

 

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?