Ilir Meta uron PD-në për 25 vjetorin e themelimit të saj


Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta uroi sot Partinë Demokratike dhe Grupin e saj Parlamentar me rastin e 25-vjetorit të themelimit të saj. Meta thekson se “themelimi i Partisë Demokratike përfaqëson një moment të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë, sepse është e para parti opozitare që i hapi rrugë pluralizmit politik në vend”. “Është përgjegjësia e të gjithë klasës politike sot në vend, partive politike dhe shoqërisë shqiptare në tërësi që të ndërmarrim reformat e nevojshme që do të afrojnë më tej Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe përmbushur ëndrrën e studentëve të Dhjetorit për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa”, thuhet në mesazhin e Kryetarit të Kuvendit, njëkohësisht lideri i LSI-së, Ilir Meta. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?