Ilir Meta: Vendimet e qeverisë merren në fshehtësi. Askush nuk mund t’i shpëtojë detyrimit për të qenë transparent
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përcjellë një mesazh në rrjetet sociale në ditën ndërkombëtare të së drejtës për Informim.
Mesazhi i plotë i Metës në Facebook:
28 Shtatori, Dita Ndërkombëtare e Të Drejtës për Informim thekson rëndësinë jetike për demokracinë, të së drejtës së qytetarëve për t’u informuar dhe detyrimit të Qeverisë dhe çdo institucioni për të qenë transparent dhe llogaridhënës.
Për fat të keq, në Shqipëri vendimmarrjet e rëndësishme të Qeverisë, që lidhen me interesin publik merren në fshehtësi dhe errësirë të plotë në funksion të interesave korruptive të saj, ashtu siç ajo bëri me inceneratorët, koncensionet dhe tenderat sekretë.
Propaganda autokratike nuk mund të cënojë të drejtën kushtetuese për informim dhe askush nuk mund t’i shpëtojë detyrimit për të qenë transparent dhe llogaridhënës.
KOHA JONË SONDAZH

