Ilir Proda urdhër për të kaluar pagesat e prapambetura për policët. Sot pritet dhe shpërblimi për festat

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka urdhëruar Departamentin për Shërbimet Mbështetëse në DPPSH, për të gjitha njësitë buxhetore në Policinë e Shtetit, që brenda ditës së sotme (30 dhjetor), çdo njësi buxhetore të kalojë në thesar pagesat e prapambetura të punonjësve të Policisë.

Në të kundërt, çdo vonesë i ngarkon me përgjegjësi.

Bëhet fjalë për orët suplementare, orët e natës, dietat e prapambetura, lekët e ushqimit, e çdo pagesë të prapambetur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga të gjitha njësitë buxhetore prej mëngjesit të sotëm po kryhen veprimet me Thesarin, për të kaluar pagesat. Është 1.5 miliardë lekë shuma që ka kaluar me Akt Normativ.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ditën e sotme, pritet të akordohet dhe lëvrohet shpërblimi për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?