Ilir Shaqiri i uron fitoren Erion Veliajt: Është njeriu që po ndryshon Tiranën, vetëm fitore dhe PËRPARA Erion!

Balerini i njohur shqiptar, Ilir Shaqiri, fitues i Big Brother VIP 1 dhe një nga personazhet më të dashur për publikun, i uroi fitoren kryebashkiakut Erion Veliaj në zgjedhjet e 14 majit. Në një videomesazh të postuar në rrjetet sociale, balerini Shaqiri fton qytetarët e Tiranes të mbështesin Veliajn edhe për një mandat tjetër në Tiranë. Shaqiri thotë se Veliaj është njeriu që ka ndryshuar Tiranën, duke e shndërruar në një qytet Europian plot jetë.

Mesazhi i plotë:

Përshëndetje, Tirana ime! Përshëndetje, tironsave të mi dhe të gjithë juve që jetoni dhe shijoni atë qytet të mrekullueshëm, që dita-ditës bëhet gjithmonë edhe më i bukur. Nuk ka si të jetë ndryshe. Gjithmonë në sajë të punës realizohen gjërat dhe gjithmonë e më mirë do jetë.

Unë i uroj Erionit fitore, sepse është personi që e ka ndryshuar atë qytet, i ka dhënë jetë, i ka dhënë kredibilitet dhe kjo shfaqet kudo, edhe kur vijnë njerëzit nga jashtë shtetit flasin me superlativa për qytetin tim dhe mua më bëhet realisht zemra mal sepse nuk ka gjë më të bukur sesa kur vlerësohet qyteti ku kam lindur, ku jam edukuar, ku kam realizuar ëndrrat e mia t’para.

Vetëm fitore dhe PËRPARA Erion! Gjithë të mirat! Suksese!

SHKARKO APP