“Iluminati, vrasja e të moshuarve”, Rama flet për teoritë konspirative mbi COVID-19
Kryeministri Edi Rama foli edhe për teknologjinë 5G, e cila po diskutohet në shumë vende të botës si shkaktare për uljen e imunitetit dhe ndikimin për përhapjen e koronavirusit. Duke e konsideruar si diçka absurde, Rama thotë se dëgjuar se edhe në Shqipëri po montohen antena të tilla kur e vërteta është krejt ndryshe. I ftuar në “Opinion”, Rama u shpreh se ata që zbulojnë teori të tilla janë gjysmë analfabetë.
Kujtojmë se Shqipëria është tërhequr nga teknologjia kineze 5G pas kërkesave të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. [link]
“Unë kam lexuar nëpër këto ujëdhesat e komenteve në Fb tim që koronavirusi është një lojë e madhe. Disa thonë që është një lojë brenda të cilës qenkam se qenkam edhe unë që jam i informuar. Jo se e kam organizuar unë lojën por jam një ushtar për të eliminuar të vjetrit.
Bota nuk ka para për pensionet. Kam dëgjuar një teori tjetër që është Iluminati dhe masoneria që e bën këtë lojë me një grip të zakonshëm. Kam dëgjuar edhe këtë të 5G, që idiotësi më të madhe se kjo nuk kam dëgjuar.
Lexoja që ndërkohë që Rama flet për luftë, fshehtas montohen antenat 5G. Nuk ka 5G në Shqipëri. Dihet debati që është bërë. Dihet që Shqipëria ka pasur një qëndrim të qartë. Që kjo të jetë një lojë e madhe dhe të zbulohet nga gjysmë analfabetë që rrinë në Facebook, që marrin maturën shtetërore me kopje dhe futen në universitet dhe nuk dinë të lidhin dy fjalë kjo nuk ka sens”,- tha kryeministrit.