Imami replika me Berishën: S’mund të vendosë Këshilli Kombëtar për mandatet tona
Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar të PD-së është shoqëruar me debate të shumta.
Shkak për këtë arsye është bërë shmangia e grupit nga ana e Bashës dhe Berishës, të cilët deri më tani kanë vepruar pa i pyetur deputetët për bojkotin e Kuvendit.
Kjo ka bërë që të ngrejë zërin edhe Arben Imami.
Ai ka replikuar me Berishën, kur ky i fundit ka thënë se për vazhdimin apo jo të bojkotit, do të vendosin forumet e PD-së.
“Nuk mund të vendosë Këshilli Kombëtar për mandatet, pasi një gjë të tillë fillimisht duhet ta bëjë vetë grupi”, mësohet të ketë thënë Imami gjatë mbledhjes së djeshme.
KOHA JONË SONDAZH

