Ina Zhupa në krah të Limos Dizdarit: Edhe socialistët të zhgënjyer, duan ndryshimin më 25 prill

Shumë përkrahës të Partisë Socialiste janë të zhgënjyer nga qeverisja 8 vjeçare e partisë në pushtet dhe në 25 prill do të vendosin për ndryshimin.

Një prej tyre është Limos Dizdari i cili jeton në Ksamil prej disa vitesh dhe ka ndërtuar një oaz dije dhe kulture.

Ina Zhupa ka postuar në facebook  një mesazh nga Dizdari, i cili shprehet se në 25 prill të gjithë që dëshirojnë që vendi të ketë zhvillim duhet të mbështesë Partinë Demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Limos Dizdari është një nga socialistët e shumtë që janë zhgënjyer nga qeverisja e keqe e Edi Ramës. Ai jeton në Ksamil prej disa vitesh, ku ka ndërtuar një oaz dije dhe kulture, që nuk e gjen dot as në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me kurajon që e karakterizon, Limos Dizdari nuk di të shtiret. Ai na hapi dyert e shtëpisë dhe të zemrës për të më dhënë mbështetjen e tij të çmuar në garën elektorale të 25 Prillit.

“Çdo njeri i ndershëm sot, çdo njeri që dëshiron që vendi të ketë zhvillim, që rinia të gëzojë jetën në tokën e vet duhet të mbështesë Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën”- ishte mesazhi i Limos Dizdarit për këdo që kërkon ndryshimin.

Shumë socialistë, si Limos Dizdari, do të votojnë në 25 Prill për t’i dhënë vendit shansin e fundit që edhe ne të bëhemi si gjithë Europa, ku familjet tona të trajtohen me dinjitet nga qeveria dhe njerëzit të jenë të gjithë të barabartë para ligjit.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?