Ina Zhupa: Ra ky skandal McGonigal dhe u njohëm me ca kolegë

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka reaguar me ironi lidhur me kërkesën e PS për përjashtimin e 8 deputetëve nga Kuvendi.

“Qenkan shqetësuar se deputetet e opozitës flasin dhe kërkojnë fjalën në mbrojtje të interesit publik. Këta deputetët firmëtar të rilindjes e kanë ditur se në kuvend vetëm ngrihet kartoni kur të thotë Taulanti dhe kaq!

Harrojeni që me përjashtime na e mbyllni gojën apo aq më pak na trembni. Ne do vazhdojmë të flasim dhe të kërkojmë llogari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me 11 shkurt, do dëgjoni shqiptarët në shesh!”, shkruan Zhupa në reagimin e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë përjashtim është kërkuar për Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?